Inter ofron yllin e skuadrës në shkëmbim për Telles

PARIS, FRANCE - OCTOBER 20: Alex Telles of Manchester United looks on during the UEFA Champions League Group H stage match between Paris Saint-Germain and Manchester United at Parc des Princes on October 20, 2020 in Paris, France. Sporting stadiums around Europe remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Ash Donelon/Manchester United via Getty Images)

Gjiganti italian deri me tani ka nënshkruar me Ashley Young, Darmian, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez (ish lojtarë të Unitedit), përcjellë lajmi.net.

Ndërsa, sipas medias italiane, Inter Live, “Djajtë e Kuq” mund ta humbasin Telles, që admirohet nga Antonio Conte.

Telles nuk ka qenë titullar në United që nga kalimi prej Portos në verë, duke parë formën e mirë të Luke Shaw.

Klubi anglez do e lejojë largimin e Telles vetëm nëse paguhet ndonjë vlerë e lartë, derisa Inter ka propozuar shkëmbimin me mesfushorin Marcelo Brozovic.

Brozovic edhe më herët është kërkuar nga Unitedi dhe Liverpool, andaj “Neurazzurët” janë të hapur ta sakrifikojnë kroatin në këmbim për brazilianin, ky i fundit edhe më herët ishte pjesë e Interit.