Probleme për Milanin, Ibrahimovic mungon ndaj Man Utd

“Rossonerët” arritën një fitore tejet të rëndësishme ndaj Romës në Stadio Olimpico, transmeton lajmi.net.

Por, pas fitores, në Milanello erdhi lajmi për një humbje tjetër.

Fjala bëhet për lëndimin e Zlatan Ibrahimovicit, i cili pësoi një lëndim ndaj Romës.

Pas ekzaminimeve mjekësore të fundit, është konfirmuar se Ibra ka lënduar kofshën e majtë.

Në raport, bëhet e ditur se edhe Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim, ndërsa Ante Rebic është në gjendje të mirë.

Suedezi do ti nënshtrohet prapë ekzaminimeve mjekësore pas 10 ditësh, por kjo do të thotë që ai do ta humb ndeshjen ndaj Manchester United në Europa League.