Arsenal rivalizon Leicesterin për sulmuesin francez

Francezi është duke shkëlqyer në Skoci dhe tani pritet të bëj hapin e madh dhe kalimin në Premierligë, përcjellë lajmi.net.

Thuhet se Roma është një ndër admiruesit e sulmuesit, por do jetë betejë interesante edhe mes Arsenalit dhe Leicesterit.

“Topçinjtë” janë duke kaluar një sezon të vështirë në sulm, ndërsa e shohin Edouard si pasues i Lacazette, derisa Aubameyang nuk është në formën e tij më të mirë.

Ndërsa, Leicester është i interesuar për sulmuesin sepse synon që edhe edicionin tjetër të garojnë për top katër.

Thuhet se Celtic mund ta lejojnë Edouard të largohet në rast se paguhen 30 milionë euro.