Inteligjenca amerikane: Putinit i shtohet irritimi, shpërthime zemërimi ndaj personave më të afërt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informacione të besueshme se Presidenti i Rusisë është irrituar si pasojë e pengesave që po has ushtria e tij në Ukrainë. Këtë lajm e raporton Sky News, e cila pretendon se ka marrë informacione nga 1 ish-zyrtar dhe 2 zyrtarë amerikanë.

Ata thonë se Vladimir Putin ka patur shpërthime zemërimi ndaj njerëzve në rrethin e tij më të ngushtë mbi gjendjen e fushatës së tij ushtarake dhe dënimit ndërkombëtar që i janë bërë veprimeve të tij.

“Është e qartë që është kapur në befasi nga madhësia e rezistencës ukrainase”, ka thënë senatori Mark Warner, drejtuesi i komisionit të inteligjencës.

“Ai është izoluar dhe nuk ka qenë në Kremlin për shumë kohë ditët e fundit”, tha zyrtari./tvklan.al