Ukrainasit konfrontohen me trupat ruse, ushtari gjuan me armë por nuk i frikëson

Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq civilët në qytetin ukrainas Melitpol në juglindje të vendit, duke u konfrontuar me trupat ruse dhe konvojin e mjeteve ushtarake, shkruan The Guardian.

Në video civilët dëgjohen duke bërtitur në gjuhën ukrainase: “Shkoni në shtëpi. Fashistë. A do të na qëlloni, e shihni se nuk kemi armë. Shkoni në shtëpi”.

E një ushtar ruse duke menduar se do ta tremb turmën shtie me pushkë në ajër, por pa ndonjë rezultat – banorët as qe mendonin të largoheshin nga rruga.

Madje një kamion afrohet me shpresën së madhësia e tij do të bind civilët të lirojnë rrugët. Megjithatë nuk dihet nëse konvoji u ushtrisë ruse është lejuar të kalojë në këtë qytet.