Integrimet, Zhbogar: Komisioni po bën punën e tij, vendet anëtare të bëjnë pjesën e tyre

Ambasadori i BE-së në Shkup në një prononcim për shtyp për strategjinë e re të zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian tha se Komisioni vendosi këto rregulla të reja për ta bërë procesin më të besueshëm dhe më dinamik politikisht. Ai nënvizoi që ndërkohë që Komisioni po bën punën e tij, vendet kandidate duhet të bëjnë punën e tyre dhe të vazhdojnë reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të zhvillojnë zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike.