Informatë: Familjarët e Dëshmorëve rreshtohen me Ziadin Selën

Sot, familjarët e Dëshmorëve të Gazmend Avdiut, Naim Limanit, Fejzullah Shaqirit, Sahit Sejdiut dhe Skender Metallarit nga fshati Tanushë, rreshtohen krah për krah me Ziadin Selën dhe Aleancën për Shqiptarët.

Të dëshpëruar nga moskujdesja institucionale dhe nga mos zgjidhja e statutit të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e faktorit politik shqiptar në qeveri, BDI, ne familjarët e Dëshmorëve japim mbështetje të pa rezervë Aleancës për Shqiptarët dhe liderit të saj, Ziadin Sela, si e vetmja forcë politike që ka gatishnërinë dhe guximin për të rregulluar njëherë e përgjithmonë statusin e luftëtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës.