Ilirida nga Shkupi kujton babain dëshmor: Sot është ditëlindja jote, po ta sjelli dhuratë një lule te varri!

E kush mund të sjell emucione që të rrenqeth trupin për pos fëmijet e Dëshmorëve pa dyshim ata jan dhe do mbeten Amaneti Kombit Atdheut e Popullit Shqiptar.

Sot është ditëlindja jote u mundova të gjeja një fotografi me ty, por nuk munda sepse në kohën ma tmirë ti ishe në front e koha nuk na mundësoi që të ishim së bashku…
Sa do të doja që ta festonim bashk këtë dotë por ti nuk je, nuk mi le pas as edhe kujtimet sepse ike shumë herët, para se të arrija të të mbaja në mend, ike kur un kisha vetëm disa dit, sapo kisha ardhur në jetë.

Sot do ta festonim ditëlindjen tënde të 48 po të ishe në jetë, sigurisht do të kërkoja dhuratën më të vecantë për ty, por krejt cka mundëm të dhuroj, janë një buqetë me lule mbi varr.
E dij dhe e pranoj faktin se deshmorët nuk vdesin përkundrazi ata kanë vetëm ditëlindje.
Sot eshtë ditlindja yte, ti sot po i mbush 48 vite, por vitet më të mira ishin vitet e rinisë tënde edhe pse nuk munde asnjë vit ta jetoje të qetë sepse dëshira yte për luftë, për liri e paqe, ishte e lindur në gjakun tënd, dëshirë të cilën e realizove.

Në shkollë si fëmijë gjithmonë kishe probleme pasi që ti vazhdimisht flisje për Kombin shqiptar, vizatoje Shqiponjën e mësimdhënësit detyroheshin që të lënë orët sepse ishte koha e Jugosllavisë.

Më pas u rrite me atë dëshirën tënde që nuk mundi askush që ta largojë nga zemra edhe pse ishe shum i ri, vazhdimisht ishe në përpjekje për të drejtat e shqiptarëve që më mos të qëndronim nën regjimin e askujt, nga viti në vit po kalonim deri sa erdhi viti 1997 ku edhe filluan pregaditjet për luftë, ti së bashku me shokët vullnetarisht ishe në përpjekje.

Pasi që erdhi viti 1998 filloi lufta në Kosovë ti u kyçe në radhët e UÇK-së edhe në atë luftë për ti dalë krahë Kosovës. Të gjithë e dijmë se çfarë lufte e rreptë ishte, mirpo ishte caktimi i Zotit që ti ta kaloje atë luftë pa lëndime të mdhaja.

Pasi që erdhi viti 1999, ti more plagë shum shum të rënda në mina, ishe përballë vdekjes të dërguan në spitalin e Kumanovës për të t’dhënë kurim, por çfar ndodhi në spital?. pasi që e kuptuan se kush je, mjekët maqedon deshtën të t’helmojnë, kur ti dëgjove duke biseduar ike shpejtë nga spitali. Përpjekjet për luftën e

Maqedonisë po vazhdonin por ti ende pa tu shëruar plagët fillove luftën e dytë. Ti dhe shokët e tu kishit punuar gjatë ishit përgaditur edhe ushtarakisht që ktë vend ta bënit “Iliridë” sepse nuk vlenin llomotitjet e askujt e shitjet e patriotëve nuk bënin para pa derdh gjak për kët tokë, e dëshirë e jotja të gjithë e dinin se ishte Liria.

Në vitin 2001 u linda unë erdhe nga lufta të më emroje me emrin ma t’bukur shqiptarë, më vendose emrin Ilirida për të cilin luftuat të gjithë që kur të rritëm unë ta mbaj me krenari kokën lartë por fakti që ky emër më bën shum krenare më zgjon emocione për faktin që kur gjithcka ishte në trazira ti kishe guximin të më emroje.

Mirëpo edhe përkundër faktit duke ditur se zyrtarët shtetërorë nuk do më regjistrojnë me këtë emër bëre çmos ashtu si ti babi edhe nëna që të më pranojnë me këtë emër, edhe pse kundërshtuan aq shumë po ja arritëm sot un ta mbaj këtë emër, e pastaj u ktheve në luftë ndoshta takimi yn i fundit ishte ai edhe pse un nuk arrita të tmbaj mend, edhe pse un nuk arrita ta shqiptoja fjalën e parë baba, edhe pse nuk arrita ti merja hapat e parë e të më shihje ti e shum e shum gjëra tjera sot jam shum krenare me ty.

Ishte maji muaji i krenarisë ku Zoti të gradoi të dha emrin e përjetsisë emrin “Dëshmorë” u përjetsove në altarin e lirisë more emrin e pavdeksisë. A ka fjalë më t’bukur se fjala dëshmorë, a ka gjë më tmirë se të t’kujton jo vetëm familja por një popull i tërë, e sot babi të kujtojmë një komb se dëshmorët kan vetëm ditëlindje.

Unë u rrita babi në venat e mia rrjedh gjaku yt e dij që dhurata më e bukur që mund të t’japë është sinqeriteti, nderi, drejtësia dhe mbi të gjitha përkushtimi për të punuar për shtetin tim duke patur frigë vetëm Zotin.

Të betohem për jetën time do tia dedikoj misionit tim dhe ty, të blejë një “Biletë për në parajsë” dhe çmimi që duhet ta paguaj për të është një jetë me vepra të mira.

Jam në hapat e tu, jam në rrugën tënde, dëshirat e tua jan edhe dëshirat e mia, gjaku yt është edhe gjaku im, jemi drejt së ardhmes besoj se edhe ti do tiu gëzohesh sukseseve tona babi.
Të premtoj babi që do tia arrijë, do të takohemi atje më pritë…

Shkruan: Ilirida Ismet Bajrami, e bija e Dëshmorit Ismet Bajrami (Gazeta Lajm)