Ibrahimovic paraqitet me stil në konferencë: Unë nuk mendoj për të ardhmen, por për të tashmen

Sulmuesi i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic ka folur sot në konferencë për media para dy ndeshjeve të muajit mars në fazën para-kualifikuese për Euro 2024.

Ibrahimovic u paraqit me stil në konferencë me flokët e tij të gjata dhe dha deklarata interesante në lidhje me moshën e tij, shkruan Lajmi.net

“Në moshën time nuk mund të mendosh për të ardhmen, por vetëm për të tashmen. Megjithëse unë jam e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja”, u shpreh fillimisht lojtari i AC Milan

Edhe pse deri në vitin 2024, Ibrahimovic do të jetë në moshën 42-vjeçare ai ende mban shpresat që do të jetë në Euro 24 në Gjermani.

“Nëse ndihem mirë dhe trajneri më zgjedh mua, do ta ndihmojë atë, ekipin dhe vendin. Do të përpiqem të jap më të mirën time”, vazhdoi tutje Ibrahimovic

Ibrahimovic u rikthye në fushë te AC Milan gjatë vikendit të kaluar, ku shënoi gol dhe u bë lojtari më i vjetër në histori të Serie A (41-vjeçar e 166 ditë).

Suedia do t’i luajë dy ndeshje në këtë fazë, ndaj Bekgjikës dhe Kombëtares së Azerbajxhanit. Datat e ndeshjes 24 dhe 27 mars./Lajmi.net/