U mblodhën mbi 13 mijë dollarë, kunati i Luizit tregon se çfarë do të ndodhë me paratë në “GoFoundMe”

“GoFoundMe” është hapur në emër të Luizit, banorit të “BBVA” i cili është kthyer në fenomen.

Kjo ka shkaktuar shumë reagime në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Për këtë ka folur mëngjesin e sotëm kunati i këngëtarit, Sokol Tahiri, i cili gjithashtu e ka takuar Luizin të shtunën gjatë “prime-t”.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Wake Up”, ai zbuloi se përse është hapur “GoFoundMe” në emër të Luizit.

Ai zbuloi se fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë kishin kërkuar një gjë të tillë.

Sipas Sokolit, për momentin kjo llogari po menaxhohet nga motra dhe nëna e tij, por kur Luizi do dalë nga “BBVA”, do vendosë ai çfarë do të bëjë me paratë.

“E shikoj më se të nevojshme dhe të domosdoshme për të sqaruar këtë gjë. E para është kërkuar nga fansat në Amerikë dhe jashtë Shqipërisë për të hapur një gjë të tillë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar nga familja në mënyrën më kategorike as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër.”, ka thënë ai./Lajmi.net/