I jepet lamtumira e fundit aktorit të ndjerë Rasim Thaçi–Cima

Është varrosur aktori i njohur shqitpar Rasim Thaçi.

Sot (e shtunë) është varrosur aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun me emrin skenik Cima, shkruan lajmi.net.

Aktori iu dha lamtumira e fundit në fshatin e lindjes në Vukoc të Komunës së Drenasit.

Ndërsa sot u mbajtën homazhe para Teatrit Kombëtar për vdekjen e humoristit të njohur.

Familja e Cimës, u rreshtuan para Teatrit Kombëtar ku mirëpritën qytetarë, fansa e po ashtu edhe fytyra publike.

Ndër ta ishin bënë pjesë edhe krerët e lartë të shtetit të Kosovës si Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku si dhe deputeti Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së.

Humoristi ishte në moshën 71 vjeçare dhe po trajtohej nga virusi COVID-19 në Klinikën Infektive.

Cima njihet për skeçet e tij humoristike të shumta, teksa me profesion ishte edhe arsimtar i Edukatës Fizike./Lajmi.net/

Fotografi të realizuara nga Ekonomia Online.