Deri në ora 10:00, përmes “Tabanocit” vendin e kanë lëshuar mbi 2 mijë persona

Në vendkalimin kufitar Tabanovce në periudhën nga mesnata deri në 10:00 ora të ditës së sotme, gjithsej kanë realizuar hyrje-dalje 3,234 persona, nga të cilët 1,095 persona kanë hyrë në vendin tonë, ndërsa 2,139 persona kanë dalë nga vendi, njofton Ministria e Brendshme, transmeton Alsat. Fluks i madh i qytetareve për në Serbi është vërejtur që nga mëngjesi i sotëm pasi një numër i madh i qytetarëve për sot kanë caktuar termine për vaksinim kundër virusit në Beograd dhe në Nish.