I dehur u fut në aeroplan dhe sulmoi stjuardesat, burrin e lidhin për karrige me shirit ngjitës

Dramë e vërtetë është zhvilluar në një fluturim të kompanisë ruse të avionave S7, që po udhëtonte nga Mineralni për në Novosibirsk në Rusi.

Një pasagjer rreth të 50-ve u tregua i dhunshëm me stjuardesat dhe insistonte të “bisedonte” me pilotin. Të gjitha këto veprime ishin nën ndikimin e alkoolit, transmeton lajmi.net.

E duke parë se nuk kishin zgjidhje tjetër, ata e lidhën për ulëse me shirit ngjitës.

Zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme rus ka deklaruar se personi është dërguar në stacionin e policisë.