Zaev: Kur BE ta copëton zemrën dhe pse duhet “mini-Schengeni”

Dy ditë para takimit të tretë për promovimin, e njëherësh themelimin e “mini-Schengenit” ballkanik, kryeministri Zaev e mbrojti këtë projekt, duke arsyetuar se nga ai përfiton i gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Unë mbështes çdo mënyrë që Ballkani të bashkëpunojë e jo gjithmonë të presim që dikush nga Bashkimi Evropian të mblidhet dhe pastaj të tregojë rezultatin. Ne mund t’i tregojmë vetë kapacitetet”, tha Zaev në një intervistë për TV Pink. Zaev theksoi se bisedimet janë në zhvillim sot në Ballkan. “Ne kemi liderë që janë miq. Ne shohim se përfitojnë jo vetëm vendet tona, por gjithë Ballkani Perëndimor. Ndoshta do të ketë një kohë kur ne do të kemi mundësi të përparojmë dhe marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së ndërsa negociojmë”, tha Zaev. Duke folur sërish për “Jo”-në e Francës, një peng i tij, Zaev tha se ishte i zhgënjyer, siç ishin qytetarët e këtij vendi. “Unë thashë që më copëton zemrën, sepse ne jemi shembulli më i mirë në Ballkanin Perëndimor në trajtimin e problemeve bilaterale me fqinjët tanë. Kemi pasur probleme të mëdha me Bullgarinë, dhe veçanërisht me Greqinë. Ne i zgjidhëm ato probleme dhe u takuam 100 përqind Të gjithë liderët e BE-së, përfshirë presidentin francez, e kanë konfirmuar këtë, por ai tha se ‘tani na duhet kohë’. Jemi të zhgënjyer që BE ka premtuar që nëse përmbushim gjithçka dhe do të përmbushë dhe ajo pjesën e saj, por nuk është kështu. Jemi të zhgënjyer. Këtë e dinë edhe liderët evropianë “, tha Zaev. /tesheshi.com/