Humb jetën një punëtor, bie nga lartësia e një ndërtese në “Veternik” të Prishtinës

Një punëtor ka humbur jetën pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti në “Veternik” të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se punëtori 48 vjeçar ka rënë nga ndërtesa në orët e para të mëngjesit të së dielës.

“Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë, ku viktima ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull (1973), nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti, ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës”, deklaroi Ahmeti.