Fluks i madh hyrje-daljesh në Qafë Thanë

Nga pika e kalimit kufitar të Qafë-Thanës kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit më shumë se 4300 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Fluksi më i madh gjatë orëve të fundit ka qenë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, ku u regjistruan 2331 shtetas. Të njëjtat burime thanë se nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë, kanë dalë 2068 persona. Ky është fluksi më i madh i kohëve të fundit që është regjistruar në Qafë-Thanë.
Për të përballuar fluksin në rritje, pala shqiptare punon me 5 sportele, 3 prej të cilëve në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala maqedonase, me 4 sportele.