Hoxha: Oferta e ASH-së, joserioze

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa e ka quajtur ofertë jo serioze ofertën prej 48 orëve nga ana e Aleancës për Shqiptarët. Hoxha tha se  oferta e Selës është ultimatum. Ai përsëriti se Besa është për bashkëpunim dhe për takim. Ai pohoi se Besa, ASH-së i janë përgjigjur një muaj më parë.

U shpreh i gatshëm edhe për ndarjen e listave.  Pohoi se janë të gatshëm që ndarjen ta bëjnë mbi bazë të partneritetit të tre partive po edhe ndarje mbi bazë të një ankete e cila do të zhvillohet nga një kompani serioze, për të cilin do vendosin partitë. E përsëriti faktin se është e nevojshme për takim tre palësh./TV21