Një grabitje me thikë ka ndodhur në një bastore sportive në Tetovë, ku një person i maskuar ka kërcënuar punonjësen dhe i ka marrë paratë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është raportuar më 18 shtator, rreth orës 00:30, ndërsa grabitja ka ndodhur një natë më herët, rreth orës 22:50, në një bastore në rrugën „Ilindenska“.
Pas grabitjes, personi i maskuar është larguar nga objekti dhe është arratisur.
Policia ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.





