Fermerët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një goditje të dyfishtë: shpenzimet bujqësore janë rritur me 7%, ndërsa çmimet e prodhimeve kanë rënë me 2.2%.
Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe e kostove është regjistruar te pajisjet e transportit, energjia, karburantet dhe makineritë.
Në të njëjtën kohë, kanë rënë çmimet e produkteve shtazore, frutave, rrushit dhe perimeve.





