Hiqet ndalesa për trafik për në Pletvar

Prej orës 07:55 sot në mëngjes është hequr ndalesa për komunikacion në grykën malore Pletvar, kumtoi NP Rrugët e Maqedonisë.

Nga ndërmarrja informojnë se në drejtimin rrugor Prilep – Kavadar përmes grykës malore Pletvar është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore për automjetet e rënda ngarkuese. Për automjetet e tjera, komunikacioni po zhvillohet pa pengesa në kushte dimërore.