Në Mavrovë më ftohtë dhe më shumë borë

Sot në mëngjes, më ftohtë është në Mavrovë, ku janë matur -9 gradë Celsius, ndërkaq atje ka edhe shtresë bore prej 41 centimetrave.

Shtresë bore prej 33 cm ka në Pozharan, 29 në Topollçan, 27 në Prilep, 25 në Llazaropole, 19 në Manastir, 16 në Krushevë, 15 në Berovë dhe Dibër, 14 në Ohër, 9 në Gjurishte, 8 në Kriva Pallankë dhe Vinicë, 7 në Pretor dhe 5 në Tetovë.

Pas Mavrovës, sot në mëngjes më ftohtë ishte edhe në Krushevë dhe Llazaropole me -8 gradë. Në Shkup janë matur minus dy gradë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira mesatare dhe me erë të përforcuar veriore, vende-vende mbi 60 km/orë. Pasdite ende do të ketë reshje lokale të borës me intensitet më të dobët. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri 5 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për reshje të borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri 2 gradë Celsius.