Hiqen vizat mes Shqipërisë dhe Kazakistanit

Mes Shqipërisë dhe Kazakistanit nuk do të ketë më viza. Kjo u vendos pas marrëveshjes së arritur në New York mes Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe Ministrit të Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar.

Ministrja Xhaçka u shpreh e bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve të të dyja vendeve.