Micotakis e informoi Gutereshin për marrëdhëniet me Turqinë

Për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, veçanërisht për ato me interes grek, ka biseduar kryeministri grek Kirjakos Micotakis dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh në takimin e tyre në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Siç informojnë nga kabineti i Micotakisit, kryeministri grek e ka informuar Gutereshin “për provokimin turk, i cili manifestohet si në rritjen e kërkesave të paligjshme, ashtu edhe në retorikë”.

Ai përsëriti se Athina vepron gjithmonë në bazë të së drejtës ndërkombëtare, dispozitat e Konventës së KB-së për të drejtën detare dhe parimet e fqinjësisë së mirë.

Gjithashtu, u diskutua edhe për çështjen e Qipros, për të cilën Micotakis theksoi se “pozicioni i Turqisë dhe i palës turko-qipriote është i barabartë me një refuzim të plotë të rezolutave obligative të Këshillit të Sigurimit për një zgjidhje paqesore dhe të drejtë të çështjes së Qipros“.