Heroi Rodrygo: Kjo fanellë na mëson të mos dorëzohemi deri në fund

Rodrygo ishte heroi i mbrëmjes së kaluar, kur shënoi dy gola në dy minuta për të kthyer në lojë Real Madridin, që më pas u kualifikua në finale.

Braziliani shënoi golin e parë në minutën e 90’, por pati forcë edhe për një tjetër që çoi ndeshjen në vazhdime.

“Shokët e skuadrës më mbështetën shumë. Nuk më besohej se çfarë po ndodhte. Goli i parë erdhi në minutën e 90’ dhe nuk dëgjoja fare sepse ishim akoma prapa”, ka thënë Rodrygo, transmeton lajmi.net.

“Kjo fanellë na mëson të luftojmë deri në momentin e fundit. Jam shumë i lumtur që shënova dy gola në gjysmëfinale dhe dërgova Realin në vendin e duhur; në finale të Champions League”, shtoi ai.

Braziliani në këtë ndeshje u fut si zëvendësues dhe arriti të linte gjurmë në një rikthim historik të madrilenëve.