Henry: Arteta duhet të rregullojë situatën e Ozilit

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka këshilluar trajnerin Mikel Arteta të rregullojë situatën që ndodhet mesfushori Mesut Ozil.

Ozil është lënë jashtë listës së skuadrës të Premierligës, ndërsa pritet të largohet në janar, përcjellë lajmi.net.

Henry, momentalisht trajner i Montreal Impact ka këshilluar Artetan të rregullojë situatën e gjermanit.

“Me Mikel, pasioni është rikthyer, gëzimi dhe ka lidhje të mira në klub”.

“Tani ai duhet të rregullojë çështjen e Ozilit, por nuk mund të arrihet brenda natës”.

“Kur e ke në skuadër, duhet të sigurohesh të pastrosh disa gjëra. Ai duhet të sjellë lojtarët në sistem dhe kjo nuk do ndodh menjëherë. Gara është bërë e çmendur”, deklaroi ai.

Thuhet se Ozil mund t’i bashkohet Galatasarayit ose Inter Miamit.