Barcelona konfirmon lëndimin e Ansu Fatit, ja sa do mungojë

Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi Ansu Fati ka probleme të gjuri i majtë.

Spanjolli në ndeshjen ndaj Real Betisit u zëvendësua në pjesën e dytë me Lionel Messin, meqenëse nuk mundi të vazhdonte ndeshjen, përcjellë lajmi.net.

Klubi katalunas përmes një komunikate konfirmoi lëndimin e talentit.

“Testet e bëra tregojnë që Ansu Fati ka probleme në gjurin e majtë. Trajtimi do vazhdojë në të ditët e ardhshme”, shkroi klubi blaugranas.

Ky lëndim do ta mbajë Fatin jashtë fushës së gjelbër për disa javë, andaj me shumë mundësi do humbasë ndeshjet me Kombëtaren e Spanjës.