Salah: E meritojmë titullin e Premierligës, Tottenham e Chelsea nuk janë kandidatë

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah mendon se e meritojnë prapë titullin e Premierligës dhe nuk i sheh Chelsean dhe Tottenhamin kandidatë për titull.

Egjiptiani theksoi se vetëm dy skuadra kanë kualitetin për të ‘luftuar’ dhe ato janë City dhe “Reds”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, pavarësisht përforcimeve të skuadrave të tjera, sipas Salah asnjëra nuk do jenë kandidatë për titull, por vetëm do avancojnë në disa faza.

“Janë dy skuadra të forta. Por besoj se të tjerat janë të fuqishme dhe duke përformuar mirë në ligë”.

“Mendoj se është e mundur që të arrijnë në fazat e avancuara, por nuk do e fitojnë ligën”.

“Një skuadër si Leicester City fitoi para disa viteve kundër të gjithë pritshmërive. Por sa jam i koncentruar, ne jemi kampionët”.

“Në mendimin tim, ne jemi skuadra që e meriton titullin”, theksoi ai.

Liverpoolin nesër e pret një sfidë mjaftë e vështirë ndaj rivalit Manchester City.