Harry Kane zbulon idhullin e tij të fëmijërisë që luante te Barcelona, nuk është ai që do të prisnit

Sulmuesi Bayern Munichut, Harry Kane ka zbuluar lojtarin e Barcelonës që e ka pasur idhull më shumë si fëmijë, dhe kjo është një tronditje.

Barcelona ishte një nga skuadrat më dominuese dhe më të suksesshme të fundit të viteve 2000 dhe fillimit të viteve 2010, duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës në vetëm shtatë sezone nga 2008/09-2014/15.

Skuadra ishte e mbushur me talente, që nga ylli argjentinas Lionel Messi te maestrot e mesfushës si Xavi dhe Andres Iniesta, apo edhe fuqitë mbrojtëse si Carles Puyol apo Gerard Pique.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ishte idhulli i Harry Kane, pasi golashënuesi i të gjitha kohërave i Anglisë foli për median spanjolle Marca dhe zbuloi lojtarin që ai e shikonte më shumë te Barcelona.

Lojtari nga ajo skuadër ikonë e Barcelonës që u vlerësua më shumë nga Kane nuk ishte askush tjetër veçse mesfushori me tipare mbrojtëse Sergio Busquets.

“Kur isha i ri, madje edhe sot e kësaj dite, më pëlqente mënyra se si luante Sergio Busquets”, ka thënë fillimisht Kane për Marca.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm për shkak të mënyrës se si luan, mënyrës se si lëviz trupin dhe unë e përdor ndonjëherë si shembull për mënyrën se si të luhet në atë pozicion, apo të ngjashme”.

“Për mua, ai është një nga mesfushorët më të mëdhenj në histori”, përfundoi ylli anglez.

Busquets bëri lëvizjen te Inter Miami në MLS gjatë verës, pas ish-shokëve të skuadrës Lionel Messi dhe Jordi Alba.