Harrohet Kovidi, qytetarët vërshojnë parqet

Parku I Shkupit ishte I vogël për të mbledhur qytetarët që kishin ardhur për të shijuar motin me diell. Disa prej tyre respektonin masat për mbrojtje nga Covid 19 ndërsa, disa të tjerë kishin vendosur të bëjnë pushim nga maskat. Qytetarët që anketuam thanë se turma e njerëzve dëshmonë se njerëzit janë të etur për shëtitje të lirë. Pavarësisht kësaj, ata apeluan për respektim të masave mbrojtëse.

“Disa që po I shoh nuk mbajnë maska, po duhet ti mbajnë, ti lajnë duart vazhdimisht pasi të prekin ndonjë gjë. Ti respektojnë masat, nuk do të kemi shumë të sëmurë.

“Mendoj se të gjithë duhet të dalin dhe të shijojnë ajrin e freskët. Do ti kisha këshilluar bashkëqytetarët të mbajnë maske. Nëse jo për shëndetin e tyre atëherë për shëndetin e të tjerëve”.

Shumë njerëz, të etur për ajër”.

“Askujt nuk I intereson për tjeterin, mendon për veten. Unë përsonalisht frikësohem dhe nuk dëshiroj të rrezikoj tjetrin. Gjendja është e rrezikshme. Kjo pandemi nuk e di sa do të zgjat”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka apeluar qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse. Ai ka shtuar se në bazë të përqindjes së rritjes së rasteve do të shqyrtohet nëse do ketë masa të reja restriktive. Gjthashtu, Filipçe nga Gostivari ka porositur mjekët amë të paraqesin për vaksinim qytetarët me sëmundje kronike.

“U bëj thirrje mjekëve amë nga Gostivari dhe rajoni ti paraqesin qytetarët e tyre mbi 70 vjet me sëmundje kronike. Qytetarët duhet të regjistrohen dhe të hyjnë në sistemin “Termini im “, sepse ata do të jenë të parët që do të vaksinohen menjëherë pas punëtorëve shëndetësorë’ tha Filpce.

Pozitiv ndaj Covid 19 ka rezultuar edhe lideri iVMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Në rrjetet sociale ai ka shkruar se ka simptoma të lehta duke shtuar se pavarësisht që ka respeketuar masat mbrojtë kjo nuk ka qenë e majftushme të mos infektohet me Covid 19./Alsat