Bujare Abazi: Shkupi dje i ngjante një zone të luftës nga numri i madh i policëve

Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA në një dalje për media komentoi protestat e djeshme për rastin “Monstra”. Ajo tha se dje Shkup ngjante si një zonë lufte nga numri i madh i forcave policore përballë protestave paqësore, transmeton TV21.

“Shkupi dje i ngjante një zone të luftës nga numri i madh i policëve përballë protestave paqësore, duke shtypur dhe ndaluar ata në mënyrë të kundërligjshme. Policia ishte ajo që gjuante gurin dhe fshihte dorën me qëllim që të provokojë masën e kjo shihet edhe në filmimet e mediave, e kjo flet për skenarin e përgatitur të policisë së regjimit Zaev-Ahmeti”, deklaroi Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.