Haradinaj në Prekaz: Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, për nder të 24 vjetorit të rënies heroike.

“Jemi në vendin ku ka ndodhur kthesa e lirisë për shqiptarët”, tha Haradinaj para mediave.

“Jemi në vendin e shenjtë të shqiptarëve. Do të vijmë çdoherë e të përulemi me respekt, të vetëdijshëm se sa e shtrenjtë është liria”, u shpreh Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

“Po ashtu do të kujdesemi që të veprojmë e ta mbrojmë lirinë, ta forcojmë Kosovën”, përfundoi deputeti.