Hiqet ndalesa për qarkullimin e kamionëve përmes Strazhës dhe Presekës

Nga ora 10:25 është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese përmes Strazhës, ndërsa prej orës 10:40 edhe përmes qafës malore Presekë.

Siç informoi LAMM, në fuqi mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit si edhe për kamionët në aksin Mavrovë – Dibër.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.