Finalja e Champions League: Salah me mesazh për Real Madrid

Mohamed Salah ka bërë një postim në rrjetet sociale, menjëherë pas vërshëllimës së fundit në gjysmëfinalen e mbrëmshme.

Liveprool ishte duke pritur për të mësuar kundërshtarin e finales së Champions League. Para ndeshjes Real Madrid – Manchester City, Mohamed Salah tha se preferon madrilenët në finale.

Kjo gjë ndodhi. Real Madrid u kualifikua. Menjëherë pas ndeshjes, Salah nisi një mesazh përmes rrjeteve sociale.

“Kemi një rezultat për të zgjidhur”, shkroi Salah, transmeton lajmi.net.

Egjiptiani synon hakmarrjen ndaj Realit për humbjen e pësuar në finalen e Champions League 2018.

Mo Salah e mbyllte atë ndeshje para kohe si pasojë e një lëndimi. Ai synon triumfin ndaj ‘Mbretërve’ këtë vit.