Hamilton: Do të vendos unë kur kryevepra ime të përfundoj

Lewis Hamilton shuan zërat për pensionim e mundshëm të tij.

Forma jo e mirë e Hamilton në garat e fundit në Formula 1 ka bërë që shumë media të mendojnë se ai po shkon drejt pensionimit.

E ardhmja e anglezit ka qenë objekt i spekulimeve së fundmi, por ai ka shuar zërat për pensionim me anë të një postimi në Instagram.

“Duke punuar për kryeveprën time, unë do të jem ai që vendos se kur do të përfundoj”, shkroi Hamiltoni, përcjell lajmi.net.

Piloti i Mercedes së fundmi nuk po kalon një periudhë të mirë në Formula 1, ai përfundoi në vendin e 13-të në Çmimin e Madh të Emilia Romagna.