PSG me ofertë për Dembele

Gjiganti francez, Paris Saint Germain me ofertë drejt Ousmane Dembele.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi ende nuk është arritur.

Shumë ekipe janë pas francezit, në mesin e tyre edhe PSG.

Sipas ‘RMC Sport’, Paris Saint Germain i kanë ofruar Dembeles 17 milionë euro plus bonuse, por ata nuk kanë marrë ende përgjigje nga lojtari, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, francezi ka prioritet qëndrimin në ‘Camp Nou’, pasi dëshiron të jetë lojtar i rëndësishëm për ekipin e Xavi Hernandez.

Mbetet të shihet në fund të sezonit se cili do të jetë vendimi i Dembeles në lidhje me të ardhmen e tij.