Halil Kastrati apel bizneseve: Mos i rritni çmimet në kohën e kësaj sprove

Të bashkohemi edhe njëherë, ta tejkalojmë edhe këtë sprovë
Si në çdo rrethanë tjetër, edhe në kohën e shfaqjes së koronavirusit, shqiptarët po dëshmojnë shpirtin e madh human.
Këtë gjendje duhet ta marrim me seriozitet, por edhe me durim dhe qetësi.

Me këtë rast u bëj thirrje të gjitha bizneseve që të mos i rrisin çmimet, por të dëshmojnë edhe një herë se jemi solidarë dhe të bashkuar, që ta tejkalojmë edhe këtë sprovë, ashtu siç i kemi kaluar shumë të tjera në periudha të ndryshme.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin e kësaj situate! (Halil Kastrati)