Manchester City dhe Erling Haaland kanë arritur marrëveshje për transferimin e norvegjezit drejt ‘Etihad’.
‘Citizens’ dhe sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland thuhet se kanë arritur marrëveshje.
Siç raporton gazetari i ‘The Athletic’, David Ornstein, City ka arritur tashmë marrëveshje me sulmuesin norvegjez, derisa këtë javë pritet t’ia paguajë edhe klauzolën prej 75 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Për Haalandin kishte shumë klube të interesuara, në mesin e tyre edhe Real Madridi, por siç duket janë tërhequr nga gara dhe klubi anglez tani është shumë afër që ta zyrtarizojë, lojtarin.
Norvegjezi me klubin gjerman ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 85 gola dhe ka asistuar 23 të tjerë./Lajmi.net/