Totti për finalen e Romës: Do të jem në Tiranë

Ikona e Romës Francesco Totti ka konfirmuar se ai do të jetë prezent në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, për të përcjellë ndeshjen finale të Conference League mes skuadrës së tij të zemrës, Romës dhe skuadrës së Feynoordit.

Ai ka thënë se do të udhëtojë me shumë dëshirë drejtë Tiranës për ta mbështetur skuadrën në të cilën ai e kaloi gjithë karrierën e tij si futbollist.

“Do të jem në Tiranë. Ne nuk kemi luajtur në një finale të garave evropiane për një kohë të gjatë. Është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe do të shkojë atje me dëshirë për të luftuar deri në fund”, ka thënë Totti, përcjell lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, UEFA ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen finale në Tiranë.

Çmimet zyrtare për biletat e vëna në dispozicion nga UEFA janë : Kategoria 4: 25 €, Kategoria 3: 45 €, Kategoria 2: 85 €, Kategoria 1: 125 €.

Për Romën, në rast fitoreje, ky do të ishte trofeu i vetëm këtë edicion.