Guardiola: Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Gundogan

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan.
Gundogan i skadon kontrata aktuale me Cityn më 30 qershor të këtij viti, dhe ka spekulime se mesfushori 32 vjeçar do të largohet nga kampioni anglez në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, Guardiola ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e gjermanit.

“Ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Gundogan. Ai është 100% i fokusuar në të tashmen. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen do të ndodh. Më të mirat për të, ai do të meritojë atë”, tha Pep.

Barcelona është duke e përcjellur situatën e Gundogan te City, dhe po e konsideron 32 vjeçarin prioritet për ta transferuar këtë verë.