Rooney: Haaland është lojtari më i mirë në botë, Messi është më i madhi

Ish-lojtari i Man United, Wayne Roondey ka komentuar në lidhje me lojtarin më të mirë të momentit.
Erling Haaland është lojtari i momentit në botën e futbollit.

Sulmuesi i Man City ka treguar formë fenomenale, duke shënuar 48 gola në vetëm 42 ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej.

E paraqitja e tij e mirë ka bërë që për shumëkënd norvegjezi të jetë lojtari më i mirë i momentit.

Së fundi është, Wayne Rooney, ai i cili e quajti Haaland futbollistin më të mirë në botë.

“Erling Haaland është lojtari më i mirë në botë për momentin. Lionel Messi është më i madhi. Ai është më i miri në botë për shkak të statistikave, për shkak të nivelit të lojës, për shkak të mentalitetit. Nëse po mendoni se kush do ta fitojë Topin e Artë, duhet të jetë ai, nëse është në formën që ka qenë këtë sezon. Pse jo? 224 gola në 264 ndeshje janë shenjë se niveli i lojtarit nuk po bie”, ka shkruar ish-sulmuesi i Manchester United.