Refuzoi PSG-në për Realin, Rudiger: Nëse doni të jeni në anën fituese, ju bashkoheni me Real Madridin

Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger refuzoi gjigantin francez për atë spanjoll.
Në afatin kalimtar të verës Rudiger ishte lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Chelsea.

‘Blutë e Londrës’ kërkon rinovimin, por ai ishte i qartë donte transferimin në Real Madrid, përcjellë lajmi.net.

Megjithatë, interesim për gjermanin kishte nga klube të tjera të mëdha siç ishin Barcelona dhe Paris Saint Germain.

Reprezentuesi gjerman së fundmi foli për ‘Canal+ Afrique’, ku tregoi përse zgjodhi ‘Mbretërit’ në vend të klubeve të tjera si PSG.

“Kishte shumë thashetheme, kur erdhi PSG, ishte diçka që nuk e kërkoja. Nuk është asgjë kundër PSG-së, është një klub i bukur. Por Real Madridi është Real Madridi”, tha Rudiger.

“Nëse doni të jeni në anën fituese, ju bashkoheni me Real Madridin”, shtoi ai.

Rudiger zbuloi gjithashtu një histori prekëse nga e kaluara kur presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i kishte shkruar një letër, në vitin 2016, kur gjermani kishte pësuar një dëmtim të ACL.

“Kam marrë një letër nga Florentino Perez në vitin 2016, letrën e kam çdo ditë përpara. Thashë një njeri si unë, një ditë do të mbërrijë atje”, tha ai.

“Kur mora një lëndim ACL në vitin 2016, Florentino Pérez më dërgoi një letër duke më uruar një shërim të shpejtë. Nuk mund ta besoja. Unë e kam akoma letrën, mamaja ime e ka mbajtur”, shtoi ai, duke sqaruar më tej ngjarjen.

Kujtojmë që gjermani kaloi në ‘Santiago Bernabeu’ si një lojtar i lirë.