10 lojtarët me më së shumti kartonë të kuq – s’ka si të mungojë Ramos në podium

Brenda 90 minutave të lojës rrethanat e ndeshjes mund të ndikojnë të futbollistët që t’i humbasin nervat në fushë.

E gjithë kjo nervozë në të shumtën e rasteve ilustrohet me gjeste të pahijshme në fushë, të cilat pasohen me ndëshkime.

Ndërhyrjet dhe veprimet e bëra dinë të jenë të pafalshme, kësisoj vjen në shprehje direkt kartoni i kuq.

Kur përmenden ndëshkimet, disa prej futbollistëve prijnë në këtë aspekt, duke u përjashtuar shumë herë nga ndeshja.

Më poshtë ju njohim me 10 lojtarët që kanë më së shumti kartonë të kuq.

  1. Gerardo Bedoya 46
  2. Sergio Ramos 27
  3. Cyril Rool 27
  4. Alexis Delgado 21
  5. Paolo Montero 21
  6. Rafael Marquez 21
  7. Felipe Melo 20
  8. Matteo Contini 20
  9. Fernando Amorebieta 19
  10. Gary Medel 18