Guardiola: Ata janë kampionët e Spanjës, ne duam të bëhemi kampionë këtu – Stones nuk luan

Pep Guardiola ka konfirmuar mungesën e John Stones për ndeshjen ndaj Real Madrid.

John Stones nuk do të jetë gati për ndeshjen e dytë ndaj Real Madrid, ka konfirmuar Pep Guardiola në konferencën për shtyp, para ndeshjes së kthimit.

Guardiola pret një ndeshje të vështirë në gjysmëfinale, por shpreson që skuadra e tij të shkojë në finale.

“Dy skuadra të mira, e kemi parë një javë më parë. Ata janë kampionët e Spanjës, ne tentojmë të jemi kampionë këtu. E thash një javë më parë, jemi në gjysmëfinale dhe duam të luajmë në finalen e dytë radhazi”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Duam të bëjmë më mirë sesa kemi bërë. Të gjithë janë gati të provojnë për të bërë mirë”, tha mes shumë tjerash trajneri i City, i cili edhe konfirmoi mungesën e John Stones.

Kyle Walker është stërvitur sot me skuadrën e Man City, derisa edhe Joao Cancelo do të jetë gati për ndeshjen.