Lionel Messi më në fund shprehet haptazi për Lautaro Martinez

Lionel Messi ka dhënë disa komente lidhur me Lautaro Martinez.

Raportime të shumta kanë pasur në plan të parë raportet e Lionel Messi me Lautaro Martinez, pasi dyshja luajnë së bashku tek Argjentina.

Në një kohë të caktuar thuhej se shtatë herë lojtari më i mirë në botë kishte kërkuar që Lautaro të transferohej te Barcelona. Por, më vonë kishte nga ata që besonin se dyshja nuk kalonin mirë te kombëtarja.

Të gjitha dilemat i ka shuar Leo Messi me komentet që i dha së fundmi. Ai kishte vetëm lëvdata për lojtarin e Inter.

“Ai (Lautaro) është spektakolar. Ka kualitete impresionuese. Mund të shihnim se do të bëhej lojtar i madh dhe po e dëshmon këtë”, ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.

“Ai është shumë i fortë, i mirë në një-kundër-një, shënon shumë gola dhe në zonë lufton me të gjithë, mban skuadrën, kthehet mirë. Ka shumë kualitete. Vërtetë i kompletuar”, shtoi super-ylli i PSG.

Lionel Messi dhe Lautaro Martinez do të kërkojnë së bashku triumfin në Kupën e Botës 2022 në Katar.