De Bruyne: Do të jetë ndeshje ndryshe prej asaj të parës

Kevin De Bruyne beson se ndeshja e nesërme do të jetë shumë ndryshe prej dallim prej ndeshjes së parë.

Manchester City dhe Real Madrid shënuan plot shtatë gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në një ndeshje ku ‘Citizens’ fituan 4:3.

Megjithatë, De Bruyne beson se ndeshja e kthimit që luhet nesër do të jetë më ndryshe.

“Do të luajnë dy skuadra sulmuese. Nesër do të jetë ndeshje ndryshe për dallim prej asaj të parës”, ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Nuk ka lidhje çfarë ndeshje luajmë, ne përgatitemi njëjtë. Sikur ndaj skuadrave më të vogla, edhe në ndeshje të mëdha të njëjtat detaje bëjnë dallimin”, tha mes shumë tjerash belgu.

De Bruyne është shprehur se është totalisht i gatshëm për ndeshjen e kthimit dhe në gjendje të mirë fizike.