“Grupi i zjarrit”, bashkë me deputetin Kastriot Rexhepi

Nënkryetari dhe deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti dhe kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti që i prijnë grupit të të pakënaqurve në BDI, para pak çastesh kanë publikuar një foto me deputetin e pavarur, Kastriot Rexhepi.

Foton e ka postuar në Facebook, Izet Mexhiti, me mbishkrimin #bashkë.

Mexhiti nuk ka sqaruar nëse deputeti Kastriot Rexhepi i bashkohet grupit të deputetëve të pakënaqur të BDI-së, por shoqërimi i fotos me mbishkrimin #bashkë hap shumë dilema.

Ndërkaq, pjesë e grupit të revoltuar në BDI është edhe deputetja, Merita Koxhaxhiku.

Pa këta tre deputetë, shumica parlamentare do të tkurrej në 61 vota, që ështe kufiri minimal për ta mbajtur nê “këmbë” Qeverinë./Gazeta Lajm