Ndryshojnë rregullat në Armatë: Ushtarët profesionistë mund të qëndrojnë në shërbim deri në pension!

Ushtarët profesionistë në Armatën e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi ta vazhdojnë shërbimin edhe pas moshës 45-vjeçare, deri në pensionim.

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, njoftoi se sot janë nënshkruar kontratat me ushtarët e përfshirë në reformën për transformimin e marrëdhënies së punës.

Sipas tij, kjo reformë u mundëson ushtarëve me përvojë të mbeten pjesë e sistemit të mbrojtjes, duke shfrytëzuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.

Misajllovski falënderoi pjesëtarët e Armatës për përkushtimin dhe shërbimin e tyre.