PLD-ja do të kërkojë përfshirjen e komunitetit hebre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Partia Liberal Demokrate do të kërkojë përfshirjen e komunitetit hebre në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Kështu tha sonte në “Click Plus” në TV21, deputetja e PLD-së, Monika Zajkova.

Duke folur për hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve, deputeti tha se do të kërkojnë përfshirjen e komunitetit hebre.

“Është zotimi ynë për të cilin do të përpiqemi”, tha Zajkova.