Grabitje e armatosur, dy persona kërcënojnë me armë bashkëshortët dhe marrin paratë

Dy persona të armatosur kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Kucevishtë të Shkupit, ku kanë kërcënuar me armë një burrë dhe bashkëshorten e tij, duke marrë para.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 23:00. Rastin e ka denoncuar në polici një 35-vjeçar nga Kucevishta.
Dy autorët kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë marrë paratë nga qarkullimi ditor i një kompanie të shërbimit postar të shpejtë, ku punonte bashkëshortja e tij.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.