Gostivar: E dorëzoi për riparim, zhduket mjeshtri me gjithë agregatin

​Një 52-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në polici një rast mashtrimi që ka filluar para një viti. Ai i kishte dorëzuar personit V.N. një agregat industrial trefazor për riparim, por ky i fundit nuk ia ka kthyer më pajisjen dhe ka ndërprerë çdo kontakt. Policia e Gostivarit po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtij mashtrimi.